Memedali Jusufi
Komunikimi është një pjesë integrale të jetës së çdo qenie njerëzore. Përparimet teknologjike në fushën e komunikimit na kanë dhënë burime te mrekullueshme dhe mjete që çojnë në rritjen e jetës sonë të ndihmuar nga komunikimi i përshtatshëm. Kjo ndihmon në mbajtjen e emocioneve , mendimeve dhe ndjenjave Cili është roli i fotografisë si mjet komunikimi në sistemin e masmedias? Fotografia eshte e lidhur me transformime te shumta qe ndodhin ne shoqeri , si nje proces teknik eshte i lidhur me industrializimin dhe me modernizmin. Fotografia si një mjet i komunikimit masiv na jep për të parë botën e informacionit të cilësisë më të plotë dhe të lartë.Për të kuptuar rëndësinë dhe rolin e fotografisë, Susan Sontag, në librin e saj “Fotografia”, kapërmendur një analogji citatesh nga autorë, fotografë, piktorë të njohur botërorë: “Dëshiroja çmendurisht të rrokja gjithë bukuritë që më shfaqeshin para syve, derisa një ditë kjo dëshirë e imja u përmnbush”.- Julia Marget Cameron. Elementi thelbësor i mediave dhe i fotoreporterëve është mënyra e prezantimit dhe e përdorimit të fotografisë në mënyrë të duhur. Profesioni i fotoreporterit dhe roli i medias në këtë rast, ka përgjegjësi të madhe. Obligimi i tyre është i ndërthurur me vlera morale dhe ndonjëherë është më e vështirë të luftosh me etikën sesa me vetë këtë profesion. Studiues të shumtë kanë argumentuar se fotografia është burim, informacion, interpretim, madje është e vërteta. Ajo, si produkt i mediave të shkruara, është element i cili duhet të vlerësohet dhe të konsiderohet si pjesë përbërëse e informacionit, pasi që është një nga mënyrat më bindëse për të paraqitur realitetin dhe për të bërë pasqyrimin e shumë ngjarjeve.Pavarësisht zhvillimit të formave të reja të komunikimit, fotografia vazhdon ta ruajë popullaritetinqë ka krijuar gradualisht dhe paralelisht me zhvillimin e mediave, sidomos atyre të shkruara. Roli dhe funksionet e fotografisë njihen dhe pranohen gjerësisht. Autorë, fotografë, gazetarë, studiues dhe artistë të ndryshëm, kanë dhënë përkufizime të ndryshme mbi artin dhe përdorimin e fotografisë në përgjithësi, dhe specifikisht fotografisë në shtyp. Në librin e saj “Fotografia”, shkrimtarja dhe regjisorja e njohur, Susan Sontag, ka përmendur njërin nga shumë definicionet e fotografisë, të thënë nga Helmut Gernshteim, historian fotografisë. Sipas tij, fotografia është e vetmja “gjuhë” që kuptohet nga të gjithë në çdo cep të botës, e cila duke shërbyer si urë midis kombeve dhe kulturave, lidh e afron familjen njerëzore. Ai thotë se fotografia është e pavarur nga ndikimet politike– të paktën atje ku njerëzit janë përmend të lirë– ajo pasqyron besnikërisht jetën dhe ngjarjet dhe na ofron mundësinë të ndajmë me të tjerët të mirat e të këqijat, si dhe na ndriçon kushtet sociale politike. Duke vlerësuar rëndësinë e fotografisë, Sontag argumenton se fotografia nuk është thjesht fryt i pikëtakimit midis një ngjarjeje e një fotografi; akti i fotografisë është një ngjarje më vete, me të drejta gjithnjë e më të pakundërshtueshme– për të ndërhyrë, për të mësyrë, qoftë edhe për të shpërfillur atë çka ndodh. Roli kryesor i fotografisë është t’i japë kuptim dhe të plotësojë me argumente shtesë informacionin e transmetuar nga mediat, qoftë të shkruara, apo qoftë ato digjitale. Tekstet, informacionet apo raportet, do të jenë të mangëta pa fotografi, ashtu siç edhe vlerëson dramaturgu dhe kritiku i teatrit Alexander Pisarev, sipas të cilit, fotografia gazetareske është një fushë e veçantë në gazetari.Pisarev thekson se përveç transmetimit të informacionit, fotografia duhet të shfaqë një pasqyrë tëplotë të realitetit. Problemi me fotografinë gazetareske është se gjithnjë e më shumë roli i saj është që ta mbushë hapësirën, boshllëkun në tekst ose midis dy teksteve.Ai mëtej shton se fotografia nuk mund të përdoret për publikime adekuate, pasi që në shumicën e mediave nuk ekziston redaktor për fotografi, por këtë funksion e kryen ndonjë dispeçer, ueb dizajner, kompjuterist, i cili merret edhe me të gjitha punët e tjera dhe për të cilin fotografia gazetareske është një gjë shumë e largët dhe e huaj. Ka kaluar një shekull qëkur, fotografia, po aq sa çdo dëshmim tjetër historishkrues, ka treguar më shumë se me zë, me figurë; se cilave vlera shpirtërore i përkasim, përmes çfarë thesaresh i tregojmë botës së qytetëruat, kulturën dhe klasin tonë, atë me të cilën jemi identifikuar dhe përfaqësohemi dinjitetshëm.