Kronikë
Një 57-vjeçar u vra me sende të forta, pas një konflikti me një të ri për prekjen e makinave. Ngjarja ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, ku viktima mbeti Petrit Ndou, ndërkohë në pranga u vu autori i dyshuar, Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë.
Mësohet se Petrit Ndou u godit me çekiç pas sherrit nga 28-vjeçari Andi Vokri.
“Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre”, thotë policia.
Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.


