Personi në foto është shtetasi Artur Çangu, i cili mbeti viktimë e të shtënave me armë zjarri nga Eduart Ahmataj pasditen e sotme në Nikël.
Siç bëri me dije policia e Krujës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, pas një sherri mes tyre.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është gjetur i shtrirë në tokë në kodrat e Niklës, ndërsa mësohet se trupi ishte i kthyer përmbys dhe i janë konstatuar shenja plumbash.
Autor i dyshuar për vrasjen është shtetasi Eduart Ahmataj, me të cilin viktima thuhet se ka pasur një konflikt edhe disa ditë më parë.
Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë ndodhen në zonë dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.



