Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e Artur Çangut, i cili u gjet i pajetë në kodrat e fshatin Kurrçaj, në Nikël, pasi u vra me çifte nga Eduart Ahmataj.
Sipas burimeve, Eduart Ahmataj rezulton të ketë lidhje familjare me viktimën, pasi ai mësohet se ai është dhëndër tek kushërinjtë e Çangut.
Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit mund të ketë qenë një përplasje për çështje pronësie mes djemve të viktimës dhe autorit të dyshuar, konflikt i cili ka ndodhur disa ditë para krimit.
Burime bëjnë me dije se palët, përveç lidhjeve shoqërore, kanë qenë edhe fqinj.
Ngjarja dyshohet të jetë kryer me armë gjahu (çifte), ndërsa trupi i viktimës u gjet i kthyer përmbys dhe me shenja plumbash në trup, ndërkohë Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit.


