Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në Roskovec të Fierit, ku vjehrri 61-vjeçar qëlloi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij, vetëm 30 vjeç, duke e lënë të vdekur në vend.
Duke qenë në kushte të rënduara psikologjike, i moshuari ndërmori aktin tjetër ekstrem, atë të vetëvarjes në një pemë, pas banesës ku ata jetonin.
Personi që shihni në foton më poshtë është Xhevair Hoxha, vjehrri 61-vjeçar që kreu aktin makabër, dhe pastaj mori jetën e tij.
Mësohet se konfliktet mes Xhevair Hoxhës dhe Merushe Hazizit kishin nisur prej kohësh, pasi autori nuk pranonte që djali i tij të martohej me të, pasi kishte qenë edhe më parë e martuar. Konfliktet kanë arritur kulmin ditën e sotme, kur vjehrri i ka kërkuar bashkëjetueses së tij që të largohet nga banesa, por ajo nuk ka pranuar dhe kjo ka çuar deri në agravimin e situatës, duke shkaktuar dy të vdekur.





