Prurjet e lumit Erzen kanë arritur në nivelin maksimal, duke rritur rrezikun e daljes nga shtrati.
Sipas njoftimit të kryetares së bashkisë, Emiriana Sako situata paraqitet më problematike në urën që lidh njësinë administrative Sukth me atë të Katundit të Ri.
Sako ka bërë me dije se po merren masa për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit, ndërsa në terren ndodhen dhe ekipet e emergjencave .
“Prurjet e lumit Erzen kanë arritur kuota maksimale. Në urën lidhëse midis njësisë Sukth dhe atë të Katundit të Ri po merren masa për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit.
Ekipet e emergjencave janë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë familjeve të këtyre zonave.”, shkruan Sako.


