Me ikjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, kanë filluar edhe ndryshimet e para tek selia qëndrore.
Pranë redaksisë së Gazetës Shqiptare kanë mbërritur disa foto në të cilën tregohet momenti kur disa punonjës po heqin logot dhe simbolet nga xhamat e selisë së PD-së.
Kujtojmë se Partia Demokratike pritet ti nënshtrohet një analize dhe ribashkimi mes dy grupimeve, të cilat u ndanë në dy fraksione pas përjashtimit të liderit të saj historik, Sali Berisha.
Shikoni fotot





