Sigurohen pamje nga automjeti që u përdor në atentatin ndaj Gilmando Danit, mesditën e sotme në ora 13:55, pranë aeroportit të Rinasit.
Mjeti tip Toyota u gjet i shkrumbuar totalisht në një fshat pranë Fushë-Krujës, në një përrua mes fshtrave Halil dhe Zall.
Gilmando Dani, i cili njihet si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, sapo ishte kthyer nga Spanja dhe po shoqërohej nga një agjent i AMP-së, kur ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash. Dani humbi jetën në vendngjarje, ndërsa shoqëruese Muçi Sharjani u plagos rëndë dhe ndodhet te Trauma.
Autorët u larguan më pas në drejtim të Fushë-Krujës ku dhe dogjën automjetin, brenda të cilës u gjetën dhe 4 armë zjarri.


