Personi në foto është 36-vjeçari Oltion Klosi, personit të cilit iu vendos tritol në makinën e tij që e kishte të parkuar.
Sipas gazetares Xhensila Kodra, Klosi jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës dhe dyshohet se aktiviteti i tij në Spanjë të jetë motiv për vendosjen e tritolit.
Mësohet se Klosi figuron të tjetë një person me precedent penal.
Ndërsa kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin në momentin që vendos tritolin. Ai ka ardhur me biçikletë dhe më pas largohet po me biçikletë pasi vendos tritolin në automjet.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Noçka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç.
Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


