Djegia e një automjeti në “Qafën e Llogarasë” ditën e sotme, dyshohet se nuk është diçka aksidentale, por një vrasje e qëllimshme.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën si pasojë e zjarrit, pasi nuk ka arritur të dalë në kohë nga automjeti.
“Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit”, njoftoi policia.
Blutë njoftuan se ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por burime bëjnë me dije se dyshimet janë se kemi të bëjmë me nje vrasje dhe ajo aksident.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur.
Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


