Një tjetër aksident rrugor është shënuar këtë mbrëmje pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë-Milot.
Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëri prej mjeteve ka goditur edhe dy automjete të tjera që tentuan të shmangin përplasjen.
Si pasojë e aksidentit, një grua shtatzënë që ndodhej në njërin prej mjeteve është dërguar për kontrolle në Spitalin e Lezhës dhe fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira.


