Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Kamenicë të Divjakës, ku një aksident rrugor i ka marrë jetën një të mituri.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 12:30, një automjet me drejtues shtetasin R. Ç. është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një 15-vjeçar. Përplasja ka rezultuar fatale për të miturin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat dhe ndaj tij kanë nisur veprimet procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit tragjik.
Divjakë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në fshatin Kamenicë, automjeti me drejtues shtetasin R. Ç., është përplasur me motomjetin me drejtues një shtetas 15 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 15-vjeçari.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet hetimore procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.