Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin nacional Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Starovë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor rreth orës 18:30.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, bëjnë të ditur bluzat e bardha.
Policia ndodhet ende në vendngjarje, për ta zbardhur shkaqet e aksidentit dhe rrethanat, teksa do pyetet edhe drejtuesi i mjetit.


