Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (28 mars) në aksin kombëtar Korçë-Pogradec, me pasojë 2 fëmijë të lënduar.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Çiflig.
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Ndërkohë që mësohet se në spitalin e Korçës janë dërguar dy të mitur, përkatësisht 9 dhe 10 vjeç, që kanë qenë brenda mjeteve.
Fëmijët po bëjnë kontrollet në spital, ku deri tani nuk raportohet të kenë rrezik, ndërsa policia po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


