Një turist kroat është aksidentuar mesditën e sotme në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierz”, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që po drejtonte.
Sipas të dhënave paraprake, 58-vjeçari Dusko Jovanovic është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime, për të cilat është dërguar në spitalin e Pukës. Mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:25, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.
Pukë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:25, në aksin rrugor “Qafë Mali- Fierz”, shtetasi kroat D. J., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi kroat D. J., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.