Një aksident dramatik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit.
Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur “Rruga e Re”, kur dy mjete, njëri tip ‘Mercedes Benz’ dhe tjetri tip ‘Toyota’, janë përplasur me njëra-tjetrën.
Goditja erdhi gjatë një manovre të gabuar të njërit nga mjetet për t’u kthyer majtas.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë çifti i bashkëshortëve që udhëtonin në mjetit tip ‘Benz’, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, për të marrë mjekim.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë Rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e tij.


