Një foshnjë e porsalindur ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë, ndërsa familja dyshon se vdekja është shkaktuar nga neglizhenca në trajtimin mjekësor.
Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi me iniciale Xh. Q., 34 vjeç, ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës kundër stafit mjekësor të maternitetit, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe përgjegjësitë për humbjen tragjike.
Policia njofton se materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë për vlerësimin e mëtejshëm ligjor të ngjarjes.
“Xh. Q., 34 vjeç, deklaroi se foshnja e tij ka humbur jetën në spital, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor. Materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme,” – njofton Policia e Tiranës.