EMISIONI VETTING
Emisioni Vetting sjell për publikun faktet e panjohur të sulmit brutal dhe bllokimit të redaksive të lajmeve të News24, Panorama TV, Balkanweb, Radio Rash, Gazetës Panorama, Panorama Sport dhe Gazetës Shqiptare.
Gazetarët e Vetting publikuan kamerat e fshehta dhe debatet me efektivët e Policisë Ushtarake që bllokuan kalimin vetëm për përfaqësuesit e medias që të aksesojnë në godinën e Panorama Group, e cila është me kontratë të ligjshme deri në vitin 2033.
Kamera e fshehtë
Përmbaruesja: Vendimi i gjykatës thotë që të hyni sot për të marrë sendet personale. Dhe ne jemi këtu për këtë punë.
Gazetari: Ju kush jeni?
Përmbaruesja: Unë jam përmbaruesja gjyqësore Majlinda Vasili. Vendimi i gjykatës thotë të merren sendet personale. Unë nuk kam punë me Policinë Ushtarake dhe as me firmën KAYO. Në vendim nuk thuhet që të hiqen celularët. Thotë Kodi i Procedurës, thotë që duhet të jetë i pranishëm debitori.
Gazetari: Unë dua të vërtetoj nëse është thyer zyra ime, dua ta di kush ma ka thyer? Ku do bëj denoncimin?
Përmbaruesja: Do ta shkruajmë, ne kemi ardhur që të bëjmë një procesverbal. Të gjitha palët në proces gjyqësor janë të detyruar të jenë prezentgjatë ekzekutimit. Duhet të jenë prezente, ashtu si ju, në cilësinë e kreditorit, ata në cilësinë e debitorit. Nëse diçka ty të mungon në zyrën tënde, unë do ta mbaj në procesverbal këtë gjë. Sepse nuk ka nevojë, as për foto, as për celular. KAYO ka një rregullore të veten, të cilës i nënshtrohem unë dhe të gjithë bashkë. Ky institucion ka rregullat e veta, ky institucion ka këtë rregull. Ne, të gjitha palët që do marrim pjesë në këtë ekzekutim, do i nënshtrohemi këtij rregulli, kaq.
Gazetari: Ke ardhur të zbatosh vendimin e gjykatës, po të pyes?
Përmbaruesja: Vendimi i gjykatës për mua ekzekutohet, nuk ka nevojë se e kishe apo jo celularin. Vendimi i gjykatës për mua ekzekutohet, nuk ka nevojë se e kishe apo jo celularin. Nuk mund ta them se ta ndalon vendimi, ta ndalon ai zotëria atje, ka një rregull.
Gazetari: Kush ma ndalon? Kush ma ndalon? A je mbi palët?
Përmbaruesja: I kanë dorëzuar celularët të gjithë.
Gazetari: Jo, jo, do të jesh mbi palët, zonjë. Je përmbarues, duhet të jesh mbi palët, duhet të jesh mbi palët.
Policia Ushtarake: Të lutem, hajde dilni jashtë. Do dorëzosh telefonat.
Gazetari: Unë po zbatoj ligjin; ai më thotë “dil, mos dil”, është sot ajo dhe ata përmbaruesit.
Policia Ushtarake: Të lutem, në qoftë se nuk i dorëzoni çfarë po ju kërkojmë (celularët), do dilni jashtë.
Gazetari: Mbi çfarë ligji e ke ti? A ka mundësi? Më thuaj një nen a një ligj që i referohesh?
Policia Ushtarake: Nuk jam këtu për të treguar ligjin. Unë jam këtu …
Gazetari: Për çfarë je?
Policia Ushtarake: Jam policia ushtarake.
Gazetari: Për të treguar forcën?
Policia Ushtarake: Për të siguruar …
Gazetari: Për të mos lejuar gazetarët? Të vijë përmbaruesi të më nxjerrë, ai më thirri, përmbaruesi të më nxjerrë.
Policia Ushtarake: Të thirra unë.
Gazetari: Ti zbato vendimin e gjykatës.
Policia Ushtarake: Nëse nuk dorëzonicelularët do dilni jashtë.
Gazetari: Ti je mos me zbatuar ligjin? Jemi shtet ligjor, nuk e kemi privat. Ka një përmbarim, ti nuk ke punë, ju jeni përfaqësues i një firme private.
Policia Ushtarake: Procedura është kjo: do dorëzoni dokumentet atje, do dorëzoni celularët, do regjistroni aty numrin e ID-së. Do hidhni firmën dhe vazhdoni procedurën pastaj.
Gazetari: Përse duhet të dorëzojcelularin, ka mundësi ta di unë?
Policia Ushtarake: Është procedurëajo.
Gazetari: Sot përmbarimi shtetëror me vendim gjykate është mbi ty, mbi mua, mbi të gjithë. Unë kam ardhur të zbatoj një vendim gjykate; do më lejosh të zbatoj një vendim gjykate?
Policia Ushtarake: Dorëzo celularët, vazhdo.
Gazetari: Më jep vendimin e gjykatës, që thotë duhet të dorëzoj celularët.
Policia Ushtarake: Nëse nuk pranon, vazhdojmë përjashta.
Sipas avokates Kola: “Unë mendoj që duhet të shfrytëzoni të gjitha mjetet ligjore që ju jep ligji, qoftë kundrejtpërmbaruesve, qoftë kundrejt policisë së shtetit. Prandaj thashë, është një e drejtë ligjore për të vënë në vend të gjitha shkeljet që kanë ndodhur.”
Kryeredaktori i Panorama Sport, Olsi Avdiaj u shpreh: “Kur vajtëm, pamë redaksinë; ishte një gjendje e mjerueshme, nuk kishte ngelur asgjë; tavolina nuk kishte, kompjuterat ishin fije-fije; domethënë çdo e dhënë që kishim ne në redaksi ishte shkatërruar; kanë arritur të marrin edhe kartat e telelevizioneve me pagesë.”
Sipas Anila Ahmatajt: “U prek kompjuteri im; dosjet e mia përfunduan aty ku nuk i gjeta dot; të paktën dosjet, numrat e kontakteve, edhe shumë materiale të cilat i kisha të ruajtura mbi tryezën time dhe në sirtarët e tavolinës time, nuk i gjeta.”
Sipas drejtorit të Balkanweb, Leonard Quku: “Është bastisur, është plaçkiturnjëra nga godinat nga KAYO dhe Policia Ushtarake; pra, kolegët tanë, dhe sot e kësaj dite nuk i dinë ku i kanë sendet e tyre personale.”
Sipas kryeredaktores së gazetës Panorama, Valentina Madani: “Materialet që vinin edhe nga qytetarë të ndryshëm, kryesisht ankoheshin për çështje të pronësisë që ishin në proces zhvillimi; ato nuk gjenden sot. Ishin materialet e gazetarëve, ishin materialet e mia, ishin dosje të ndryshme, ishin analiza në përpunim që sot nuk i kemi, për shkak të situatës që u krijua, për shkak të rrethimit të godinës, për shkak të forcave të Policisë dhe të Ushtrisë.”
Ndërkaq, drejtorit të Panorama Online,Fation Binjaku: “Pa pritur vendimin e Gjykatës, futet ne lojë IKMT dhe fillon të shembë urën e transmetimit të televizionit, ku ishin të lidhur serveri, arkiva, transmetimi dhe regjia; ata e dëmtuan ketë urë lidhëse me ekskavator; domethënë është rast unikal.”
Kryetarit të AGSH, Isa Myzyraj: “Ka qenë formë e pastër kërcënimi, intimidimindaj gazetarëve, ndaj medias, por mbi të gjitha ndaj lirisë së medias; ka qenë një skenar i mirëorganizuar, një skenar i cili është përgatitur dhe është zbatuar nga disa persona që kanë vendosur për ta shkelmuar ligjin shqiptar dhe ligjin ndërkombëtar.”
Gazetarit Artan Hoxha: “Jemi në 2025; nuk ka asnjë motiv, asnjë arsye, asnjë vendim gjyqësor, asnjë procedurë ligjore që ia mundëson kujtdo autoritetin shtetëror t’i fikë sinjalin në transmetim të drejtpërdrejtë një media, aq më tepër televizionit më të madh informativ në vend; dhe kjo ishte gjë e padëgjuar, e pamotivuar; dhe sot nuk gjej dot një arsye se përse duhet të shkosh deri në këtë hap.”
Kështu, vendimi i gjykatës u zëvendësua me vendimin e një kompanie. Dhe shteti heshti.
Ndërsa më tej, avokatja shtoi: “Përmbarimi nuk duhet të punojë me urdhra; nëse ka punuar me urdhra, është fare hapur në shkelje të ligjit. Përmbarimi duhet të punojë vetëm me vendime gjykate.”