Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se 100 kamionë në ditë me ndihma humanitare që mbërrijnë në Gaza është “minimumi i nevojshëm”.
Izraeli ka lejuar që furnizimet të hyjnë në brez përmes pikës kufitare Rafah me Egjiptin, shkruan Sky News.
Pothuajse 60 kamionë në ditë tani lejohen të hyjnë, krahasuar me 500 deri në 800 kamionë në ditë që hynin në brez përpara konfliktit.
Z. Blinken tha se sistemi i ngritur në Rafah lejon që kamionët të “verifikohen nga Izraeli, si dhe nga autoritetet egjiptiane”.
“Deri më sot, ne nuk kemi raporte as nga OKB-ja dhe as nga Izraeli se kjo ndihmë është devijuar nga marrësit e saj të synuar, por është diçka që ne do ta ndjekim nga afër,” shtoi ai.


