Dalja masive e pushuesve nga plazhi në orët e pasdites ka shkaktuar bllokime dhe trafik të rënduar në zonën nga Rana e Hedhun deri tek kryqëzimi hyrës i Shëngjinit.
Dita e diel ka sjellë një fluks të lartë turistësh në bregdetin e Shëngjinit, duke ndikuar në rritjen e trafikut të automjeteve dhe krijuar vonesa për drejtuesit në zonë.
Në vijim, trafiku i ngarkuar vazhdon edhe përgjatë segmentit rrugor Shëngjin-Milot, ku bllokimet dhe ngadalësimet janë të shpeshta, duke shkaktuar shqetësime për shoferët.