Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, avokati Eugen Beçi, ka komentuar ngjarjen e fundit në Shkodër, ku në një atentat humbën jetë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa dyshohet për një larje hesapesh mes fiseve Bajri dhe Lici.
Beçi shprehet se fiset Bajri dhe Lici janë me mbi 20 vjet jetëgjatësi kriminale dhe janë futur fuqishëm në krimin e organizuar, ndërsa tashmë po tentojnë sipas tij, të futen edhe në politikë.
Ai theksoi se grupi i Bajrave ka krijuar rezistencë ndaj hetimeve dhe arrestimeve për rreth 20 vite dhe për këtë arsye janë bërë grupe që krijojnë dominancë dhe bëhem të rrezikshëm.
Më tej ai theksoi se në Shkodrër ekziston edhe elementi i gjakmarrjes dhe se “grupi niset të marrë gjak dhe përfundon në krimin organizuar”.
Sa i përket qyteteve me rrezikshmëri të lartë, Beci theksoi se Fieri, Elbasani dhe Vlora, të cilat po sjellin elementë të trafikut të drogës.
Eugen Beçi: Bajri dhe Lici janë grupet më jetëgjatë e të pagoditurat na drejtësia. Ata kanë 20 vjet jetëgjatësi kriminale. Janë futur fuqishëm në krimin e organizuar dhe janë fuqizuar dhe tentojnë të hyjnë në politikë siç ka të dhëna nga dosja “Metamorfoza”.
Këto elementë, ka bërë që të paktën grupi i Bajrave, të ketë rezistencën ndaj hetimeve arrestimeve, për rreth 20 vite. Për këtë arsye ata janë bërë grupe që krijojnë dominancë dhe bëhem të rrezikshëm. Këtu dalim te elementi i gjakmarrjes. Grupi niset të marrë gjak dhe përfundon në krimin organizuar.
Niveli i alarmit në Shkodër nga qytetarët është i lartë. Për momentin qyteti kontrollohet nga policia. Është bërë alarmante në Shkodër, duke qenë se fenomeni i gjakmarrjes është i fortë dhe kur bëhet atentate, autorët tregonin kujdes për të shfaqur se po shkonin për të marrë gjak në Shkodër, jo për të hyrë në gjak.
Tregonin kujdes në objektivin e tyre, por tani po bëhet i rrezikshëm edhe për kalimtarët. Nuk ka nevojë të çosh forca shtesë, por të mbledhësh informacione për të parandaluar ngjarje të tjera kriminale.
Në Durrës apo Vlorë kryqëzohen trafiqet, grupet kriminale sot që flasim e kanë rrezikshmërinë e tyre më të madhe përveç në Shkodër e kanë në Elbasan, Fier dhe Vlorë që lidhen me trafikun e drogës. Por Vlora, Fieri dhe Elbasani po sjellin elementë të trafikut të drogës që e bëjnë aktivitetin në Brazil, në Amerikën Latine.