Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, disa segmente rrugore në Tiranë do të jenë të bllokuara për qarkullimin e mjeteve.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, bllokimet do të nisin sot, më 5 qershor 2025, nga ora 22:00 dhe do të zgjasin deri nesër, më 6 qershor 2025, në orën 23:30.
Rrugët që do të jenë të bllokuara janë:
- Segmenti nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me Bashkinë e Tiranës;
- Rruga “Myslym Shyri”;
- Rruga “Ibrahim Rugova”;
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”.
Po ashtu, do të pezullohet funksionimi i vendqëndrimeve të autobusëve në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB).
Policia apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këto akse dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave përkatëse për të evituar vonesat dhe trafikun.
Njoftimi i policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Njoftim
Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, në Tiranë, më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, ju informojmë se do të bllokohen akset:
nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me bashkinë e Tiranës;
”Myslym Shyri”; “Ibrahim Rugova”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”.
Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve, në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së TOB.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për zbatimin e këtyre masave, të cilat kanë si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Festivalit.