Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama shpërtheu në ofendime gjatë një Live me ndjekësit në rrjetet sociale.
“Ja si u shkallmua sa ju kujtua konsulenti Chris LaCivita dhe fjala e tij! Edvin jep dorëheqjen! Lëre drogën, të merr shëndetin! sb”, shkruan Berisha, krahas videos së Ramës.
Kryeministri gjatë transmetimit live teksa po bisedonte me ndjekësit doli nga vetja duke thënë “F*ck u, f*ck u” për shkak se nuk po i punonte linja e internetit.
Rama solli në vëmendje një video të shumë viteve më parë, kur ishte kryetar bashkie që u shfaq më sëpatë në dorë duke prerë shtyllat prej druri. Sipas tij në atë kohë ajo video më sëpatë ishte një ogur i mirë.
Rama deklaroi se edhe ne ate kohe i nxorën ate video për ti thene qytetareve “sa i rrezikshem eshte”, por shqiptarët jua dhanë përgjigjen.
“Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu i gjithi njësoj si ata trajnerët tek vija e bardhë që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushte kur skuadra nuk bën golin dhe nga ana tjetër, mu kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës.
Kështu ma nxorën dhe sëpatën për t’ju thënë shqiptarëve “Shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë”.
Por shqiptarët jua dhanë përgjigjen.
Rrofshi që e nxorët këtë se këtu kush nuk nxehet me telefonin por këtu nuk është punë telefoni, këtu është punë pasioni për Shqipërinë, për drejtësinë, për demokracinë dhe për Europën këtu në Shqipëri”, tha Rama.