Shkruan: Fatmir Limani
Bashkimi i subjekteve në frontin me strategji të dyfishtë, të cilat në fazën fillestare shkatërruan forcën politike me pushtet absolut në çerekshekullin që lam pas, mandej strukturën e opozitës më të organizuar.
Aleanca e stisur, e cila vetëshkatërroi strukturat e saj, akoma mbetet kryefjala e shërbimeve mbrënda strukturore dhe në bashkëpunim me …. Në valle lëvizjesh të llogaritura si shah i mjegullt, herë me një flamur, herë me një tjetër premtim, humbën torruan në kalkulimet e fundit, duke menduar se dredhia është urtësi, e pazari mund të shitet si strategji.
Fronti që u betua për ndryshim, tretet në pasqyrën e ambicies, duke harruar se themelet nuk ndërtohen me hile. Dhe Aleanca që lindi për të rrëzuar një kështjellë, rrëzoi gurët e vet para se të hapte portën. U bë ushtar i hijes që e kundërshtonte, duke ushqyer me “amin” atë që e quante armik.
Dhe kështu, në fund të lojës mbeti pa fitimtarë, mbeti vetëm zhurma e marrëveshjeve të fshehta dhe një emër i madh me përmbajtje të zbrazët. Kjo ndodh kur strategjia nuk ka busull, shërbimi është drejtim, e vetëshkatërrimi bëhet epilog.
Hilja është si puna e kungullit që dikur edhe fundoset !


