Panorama.al ka siguruar pamjet nga lokali në pronësi të Mondi Vogës, ish-shoferit të Arjan Ndojit, drejt së cilit u qëllua me breshëri plumbash në orët e para të mëngjesit.
Siç shihet në video fasada e biznesit, i cili shërben edhe si hotel, është bërë copash, ndërsa shenjat e plumba janë të dukshme edhe në mure.
Gjithashtu raportohet se plumbat kanë depërtuar deri në banakun e lokalit, ndërsa dyshohet se autorët kanë qëlluar nga ana tjetër e rrugës, përballë hotelit të Mondi Vogës.