Këtë e kanë konfirmuar në një përgjigje për KALLXO.com, Ministria e Drejtësisë e Kosovës.
Sipas ministrisë, trupat e tyre mund të lirohen vetëm më urdhër të Prokurorit.
Familjaret kanë shfaqur interesim për t’i marrë trupat, mirëpo trupat mund të lirohen vetëm me urdhrin e Prokurorit”- thuhet në përgjigjen e tyre.
MD ka bërë të ditur se autopsia e trupave të pajetë ka përfunduar.
Ndërsa, kanë thënë se trupat e pajetë “do të qëndrojnë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në kushte adekuate derisa nuk lirohen nga Prokurori”.
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra, një tjetër u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.
Policia e Kosovës kishte rrethuar të dyshuarit, rreth 30 persona – pjesëtarë të grupit të armatosur terrorist që gjendeshin në manastirin e Banjskës, derisa sulmet ndaj njësiteve policore vazhduan edhe në mbrëmje.
Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë.
Pjesëtarët që u vranë janë Stefan Nedeljkoviq, nga Zveçani dhe Igor Millenkoviq e Bojan Mijailloviq nga Leposaviqi.
Subjekti politik Lista Serbe më 26 shtator përmes një shkrimi në Facebook kanë njoftuar se kanë shpallur 3 ditë zi për vdekjen e bashkëqytetarëve të saj.