Unë nuk pi alkool. Unë kurrë nuk i kam përjetuar pasojat që vijnë pas dehjes dhe, ndonëse jam nga Spanja, ku socializimi në mënyrë të pashmangshme e përfshin alkoolin, mund të kaloj kohë zbavitëse dhe të dal deri në shtatë të mëngjesit edhe pa e ndier nevojën për të pirë alkool. Zgjedhja ime për të mos pirë alkool është zgjedhje personale, por, sipas mendimit tim, është një zgjedhje e shëndetshme që duhet të çmohet.
Beatriz Alegria
Përsëri, kur dikush më ofron një gotë verë dhe e refuzoj atë, unë tërheq shikime kureshtare dhe disa reagime shqetësuese. Nga shumica e njerëzve që vlerësojnë me vetëbesim se unë sigurisht jam një person i mërzitshëm për “përfaqësuesit” e marrëdhënieve publike, të cilët haptas më pyesin nëse jam një person i varur që po përpiqet të shërohet nga varësia, është disi e pranueshme në aspektin social që të vendosësh dikë në qendër të vëmendjes për shkak se nuk pi alkool.
Isha adoleshente kur e kuptova se pirja e alkoolit vërtet nuk ia vlente për mua. Në moshën 14-vjeçare, u përballa me gastrit të rëndë për shkak të infeksionit me helikobakter. Kështu, kur shumica e miqve të mi fillonin të dilnin në fundjavë dhe të pinin shumë alkool për zbavitje, unë isha e detyruar të gjej një mënyrë për t’ bërë pjesë e atij grupi pa e rrezikuar shëndetin tim.
Megjithatë, nuk dëshiroja që të ndahem nga grupi apo të vlerësohem si prishëse e ndejës. Nëse mendoni se mosha juaj e adoleshencës ka qenë e ngatërruar, shtojani asaj edhe detyrimin për të pretenduar sikur pini alkool. Çka nëse dikush sillte “Vodka” në ndejë? E refuzoja atë pije duke pretenduar se vetëm rumi më bënte të ndihem më mirë. Unë e dërgoja një shishe të mbushur me ujë të përzier me shurup, i cili kishte erë aq të rëndë, saqë dukej si alkool.
Dikur e mora vesh se nuk kishte kuptim të pretendoja se jam “cool”. E gjeta një grup të ri të miqve, të cilët e kuptonin që unë thjesht nuk mund të pi dhe sigurohesha që aty ku shkonim të kishte mjaft pije joalkoolike.
M’u nevojitën tri vjet për t’u shëruar nga infeksioni me helikobakter dhe pasojat e tij. Në moshën 17-vjeçare, asnjëherë nuk isha e dehur. Disa likerë që i kisha pirë më dukej sikur po më djegin nga brenda dhe e kuptova se alkooli ka shije të keqe.
Kështu, hiqni dorë nga të qenët policë të alkoolit. Njerëzit që nuk pinë alkool nuk ua kanë borxh ndonjë sqarim për zgjedhjen tonë të përsosur. Pra, nëse e keni organizuar ndonjë ndejë apo tubim për ditëlindje, ju lus që të ofroni mikpritje të vërtetë duke ofruar pije alkoolike dhe joalkoolike dhe t’i lini të lirë mysafirët që të pinë apo të mos pinë, shkruan “Huffpost”, transmeton Gazeta Express.




