Makinat të cilat shoqëruan kreun e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në bllokun e sigurisë tek “Mine Peza”, janë larguar tashmë.
Veliaj u arrestua paraditen e sotme me urdhër nga Prokuroria e Posaçme, teksa ai ndodhej në ambientet e bashkisë Tiranë.
I shoqëruar nga agjentët e BKH-së, Veliaj u përcoll tek blloku i sigurisë.
Sakaq, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ndodhet në Romë që me datë 8 shkurt, ndërsa GJKKO ka lëshuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Gjithashtu GJKKO me urdhër të SPAK, ka lëshuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” ndaj 5 biznesmenëve të cilët janë të përfshirë në çështjen e Veliajt: Gentian Sulën, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha