Presidenti Erdogan do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit vetëm pak minuta më vonë. Do të jetë vetë kryeministri Rama ai që do ta mirëpres, por duket se nuk do të jetë i vetëm. Disa të rinj janë parë në rrugën e Rinasit, ku duket se kanë dalë për të përshëndetur Presidentin turk. Me flamuj në duar, ata janë vendosur në të të dyja krahët e rrugës, për të mirëpritur kështu Erdogan.
Masat e sigurisë
Nga Ankaraja kanë mbërritur dje në Rinas efektivë të Gardës turke, por edhe të shërbimeve sekrete dhe ushtarake nga ky vend.
Ndërkohë, Laçi është bërë gati për të pritur Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili do të jetë i pranishëm në këtë qytet ditën e hënë.
Hyrja e qytetit dhe një pjesë e rrugëve janë veshur me flamuj shqiptarë e turq, ndërsa për sigurinë e kësaj vizite, Policia është vënë në gatishmëri që prej ditës së diel. Presidenti turk, së bashku me autoritetet qeveritare, do të inaugurojnë lagjen e re në Laç, të rindërtuar pas tërmetit, me financim të qeverisë turke.
Qytetarët e vlerësojnë maksimalisht punën e mirë që është bërë dhe kanë shpresë që vizita e Erdoganit në Laç do ta inkurajojë për të realizuar investime të tjera në zonën e Kurbinit.



