Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka prezantuar veturën e parë elektrike të prodhuar në Türkiye në ditën e festimit të 99 vjetorit të Ditës së Republikës. “Togg është krenaria e 85 milionë shtetasve tanë”, tha Erdoğani në ceremoninë e hapjes së Togg Technology Campus, ku do të bëhet prodhimi masiv i veturës. “Shpresoj që Togg të marrë rrugët e shumë shteteve anembanë botës si brend prestigjioz turk në periudhën e ardhshme”, tha presidenti. Hapësira e Togg prej 1.2 milion metër katrorë është e vendosur në rajonin Gemlik të Bursës dhe është ndërtuar si bazë për inxhinieringun, strategjinë dhe prodhimin e kompanisë. Në kapacitet të plotë, kompania do të prodhojë 175.000 vetura në vit, do të punësojë drejtpërdrejt 4.300 persona dhe 20.000 të tjerë tërthorazi, tha Erdoğani duke shtuar se veturat pritet t’i shohim në rrugë në tremujorin e parë të vitit 2023. Togg paraqiti prototipin e parë të makinës elektrike vendase në dhjetor 2019. Synon të prodhojë 1 milion vetura në 5 modele të ndryshme deri në vitin 2030. Vetura elektrike Togg u bë simbol i përparimit të Türkiyes në teknologjinë e lartë.
Data 02.03.2025
Aktuale
- Publikohet fotografia e G Banit me ish-të dashurën, ka një ngjashmëri me Danjën
- Honor i Kinës investon 10 miliardë dollarë për revolucionin e pajisjeve të inteligjencës artificiale
- Barcelona ia tregon derën, Ansu Fati lojtari i parë që do të largohet në verë
- E dyshuar për spiunazh para gjykatës: Arrestimi që tronditi Mitrovicën
- Temperaturat deri në 21 gradë celsius, parashikimi i motit për javën e ardhshme
- Njësoj si Luizi! Gjesti firmos kontratë me Top Channel, zbulohen detajet
- Pse hurmat janë të domosdoshme për shëndetin gjatë Ramazanit
- Samsung sjell inteligjencë artificiale të avancuar në serinë e re të telefonave