Ka mbërritur në Rinas avioni i Presidentit turk Erdogan në Rinas. Mësohet se avioni është ulur rreth orës 10:30 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ndërsa kryeministri Edi Rama është duke pritur Presidentin turk. Kjo vizitë përkon me 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.
Më pas nga Rinasi, Erdogan do të udhëtojë drejt Laçit, në kompleksin e apartamenteve që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntor. Erdogan do të përurojë 524 apartamente të reja të banimit.
Policia e Shtetit ka shtuar masat për pritjen e kreut të shtetit turk. Akset Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan dhe bulevardet “Dëshmorët e Kombi”, “Zhan D’Ark”, “Bajram Curri”, dhe shumë të tjera do të bllokohen me orare të caktuara.
AGJENDA E VIZITËS SË PRESIDENTIT ERDOGAN
09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”
10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.
10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç
Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të
Republikës së Turqisë
13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama
15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp
16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut
17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë
18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit



