Emisioni “Tak Fak” në News24 ka sjellë rastin e një familje nga Lezha, e cila jeton mes ujërave të zeza, ndërsa nuk i jepet asnjë zgjidhje nga institucionet.
Përparim Dragoi, banor i qytetit të Lezhës, ka jetuar prej muajsh në një banesë të mbuluar nga lagështira dhe kanalizime të prishura.
Burimi i problemit është banesa e katit të katërt, nga ku rrjedhin vazhdimisht ujëra të zeza duke dëmtuar muret, dyshemenë dhe banjën e familjes së Përparimit.
“Këtu vjen erë mut, muri ka plasur, ka ardhur gjithçka nga lart”, rrëfen i revoltuar banori, duke treguar pamje të tmerrshme të lagështirës dhe dëmeve në shtëpinë e tij.
Ai ka kërkuar ndihmë nga fqinjët, bashkia, policia dhe institucionet përkatëse, por rezultati ka qenë heshtje totale dhe topi që hidhet nga njëra palë tek tjetra.
Fqinjët e katit të dytë kanë konfirmuar dëmet dhe burimin e rrjedhjes, ndërsa pronari i katit të katërt, Mark Gjoka, e pranon ekzistencën e problemit, por i referohet si “defekt nga kati i pestë apo tarraca”.
Cili është shqetësimi që ju ka sjellë pranë redaksisë tonë?
Përparimi: ‘Para 2 vitesh në banesën time u shfaqën disa njolla të zeza, këtu vjen era mut, muti ka plasur në mur, shkaku është se është prishur banja e katit të katërt dhe është pasqyruar gjithë qelbësirat, muti në hyrjen time
Përparimi :‘ Ky fenomen që ka ndodhur nga lart është pasqyruar edhe në banjo, këtu nuk jetohet
Përparimi ’ Kam biseduar edhe me të zotin e shtëpisë që të vijnë ta riparojnë, erdhën e riparuan u eliminua po ishte një pjesë e vogël, mbas 2 vjetësh erdhi familja për plazh dhe kur e panë u skandalizuan.
Përparimi: ‘ U interesova në institucionet vendore të qytetit por përgjigjet ishin negative
Si e vërteton që ky shkarkim i ujërave të zeza është nga kati 4-të dhe jo kati i 5-të?
Përparimi: Kjo vërtetohet plotësisht sepse ujërat rrjedhin jo vetëm këtu tek muri i kuzhinës, por edhe tek banja, po të ishte defekti tek unë do i kishte shkarkuar familjes në kat të dytë tek tavani por çdo gjë vjen nga sifoni i katit të katërt sepse rrodhi jashtë murit dhe i shkoi dhe katit të dytë nga jashtë.
Përparimi: Për këtë problem bisedova me të zotin e katit të dytë dhe u bind sepse e futa në hyrje, dhe u bind që faji nuk ishte tek unë por nga lart sepse ujërat nuk ngrihen nga poshtë lart por nga lart poshtë.
Pra nuk e gjetët gjuhën e komunikimit me pronarin e katit të 4-të? Cili ishte hapi i radhës që bëtë, a shkuat në Policinë e Shtetit për një kallëzim?
Përparimi: Shqetësova Kryetarin e Bashkisë si fillim por ai më tha që nuk është nomenklaturë e bashkisë por për këtë merret administratori i pallatit, por ne nuk kemi administrator pallati.