Një person ka ndërruar jetë pasi një lis është rrëzuar në lagjen “Pejton” në Prishtinë.
Nga policia kanë njoftuar se një person rreth 30 vjeç ka vdekur ndërkohë që një grua ka marrë lëndime të rënda dhe po trajtohet në QKUK.
Ambulanca dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, ndërsa është krijuar trafik i rënduar.
