Era e fortë ka përfshirë qytetin e Vlorës, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Si pasojë e reshjeve dhe erës, disa pisha janë rrëzuar në rrugën për në Zvërnec, duke bllokuar trafikun për automjetet.
Shërbimet e Zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zhvendosur pemët dhe për të rifilluar normalisht qarkullimin e automjeteve.
Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët në zonat e prekura.


