Ilir Marku është 36-vjeçari nga Tirana i cili u gjet i vdekur ditën e sotme në një bunker në Institutin Bujqësor. Mësohet se Ilir Marku njihej si përdorues i lëndëve narkotike.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.
Viktima është çuar në morg për ekzaminim e mëtejeshëm për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
36-vjeçari ishte shpallur i zhdukur prej ditës së djeshme nga policia e Tiranës, pasi familjarët e kishin denoncuar të humbur.



