Një 29 vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim, lidhur me tentativën e tij për të vrarë kushëririn e tij me armë zjarri disa muaj më parë.
Në pranga është vënë i riu Mario Nela, 29 vjeç, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Mario Nela, përgjatë një debati me kushëririn e tij, Ervis Nela, bëri që 29 vjeçari të plagosë kushëririn e tij me armë zjarri.
Kjo ngjarje ka ndodhur në datë 11 shtator 2024, në rrugën “Princ Vidi” në kryeqytet.
Ervis Nela atë dite shkoi vetë në spital privat për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa dy bashkëpunëtorë të Mario Nelës u arrestuan që më 11 shtator 2024.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokacioni”.
Në shtator 2024, tentoi të vriste me armë zjarri, kushëririn e tij, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.
I ndaluari e kreu krimin në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë e tij, të cilët u kapën nga Policia, menjëherë pas ngjarjes.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për krim kundër personit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, finalizuan operacionin e koduar “Lokacioni”.
Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. N., 29 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë e tij, shtetasit G. N. dhe E. N., gjatë një konflikti më datë 11.09.2024, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, kushëririn e tij, shtetasin E. N.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.