Një konflikt i çastit në lagjen nr. 14 të Durrësit ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një shtetasi, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia njofton se ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, Kristo Domi, 25 vjeç, banues në Durrës. Sipas hetimeve paraprake, Domi ka goditur me sende të forta shtetasin G. M., gjatë një sherri për motive të dobëta. Viktima ka marrë dëmtime në kokë dhe është transportuar fillimisht në spitalin e Durrësit, më pas në Tiranë për trajtim të specializuar.
Ngjarja u trajtua me prioritet nga strukturat e Policisë së Durrësit, të cilat identifikuan dhe arrestuan menjëherë autorin. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje.”