Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Uniformat blu bëjnë me dije se nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbë një 37-vjeçar me emrin, Skerdi Mehmetaj, i cili është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.
“Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.
Ndërkohë burime për Panorama.al bëjnë me dije se në të gjitha hyrje-daljet në Vlorë janë ngritur postblloqe, për kapjen e autorit të dyshuar.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.