Një 52-vjeçar i dënuar në Itali me burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike është arrestuar në Peqin.
Luan Gripshi alias Rudin Gripshi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, me vendimin e datës 03 Prill 2023, e ka dënuar me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 65”.
Kapet në Peqin, një 52-vjeçar, i dënuar në Itali, me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 65”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Peqin, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:
Luan Gripshi alias Rudin Gripshi, 52 vjeç, banues në Peqin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, me vendimin e datës 03.04.2023, e ka dënuar me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.