Një 22 vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim që në dhjetor të vitit të kaluar, për shkak të një plagosje të bërë prej tij ndaj një 24 vjeçari.
Në pranga ra shtetasi Ensi Shtubina, 22 vjeç, i cili qarkullonte i armatosur në lagjen “Rus” ku dhe ai u arrestua në flagrancë.
Me datë 23 dhjetor 2024, Shtubina plagosi me armë zjarri shtetasin A.B., 24 vjeç, pas një konflikti momental mes dy të rinjve.
Uniformat blu i sekuestruan armën e zjarrit së bashku me municionin përkatës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
NJOFTIM
Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”.
Lëvizte me pistoletë me vete, teksa ishte në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 24-vjeçari, në dhjetor 2024, vihet në pranga 22-vjeçari.
Sekuestrohet pistoleta me municionin e saj.
Si rezultat i intensifikimit të patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, dhe i punës së inteligjencës policore, me qëllim konstatimin e rasteve kur shtetas me precedent kriminal, lëvizin të armatosur, për të kryer ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “Kontigjenti”.
Në kuadër të këtij opeacioni, u arrestua në flagrancë, në lagjen “Rus”, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi akuzohet se më datë 23.12.2024, gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. B..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.