Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë Vladimir Çela, 50 vjeç, banues në Karbunarë, pasi në banesën e tij u gjetën armë zjarri dhe municion luftarak të mbajtura pa leje.
Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të operacionit të koduar “Strike”.
iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak.
Pas kontrollit të befasishëm dhe sekuestrimit të provave materiale, në pranga ka rënë Vladimir Çela, të cilit iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike”.
Në kuadër të këtij operacioni, u ushtrua kontroll i befasishëm në banesën e shtetasit Vladimir Çela, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. Ç., 50 vjeç, banues në Karbunarë.