Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e arrestit për një ish-punonjës të gardës, pasi akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër person në këmbim të shumës prej 20 mijë Euro, i kanë premtuar një shtetaseje (kallëzueses) se do ta ndihmonin në përshpejtimin e procedurave dhe veprimeve juridike në një institucion shtetëror
Mësohet se ish-gardisti Zef Mali i ka premtuar një qytetareje bashkë me shtetasin D.K. se do të ndërhynte për një çështje ekstradimi.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas një hetimi të plotë me metoda speciale, sot në datë 03.11.2025 ka ekzekutuar masat e sigurisë me karakter shtrëngues ndaj një ish punonjësi të Gardës së Republikës dhe një shtetasi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar në nenet 245/1 paragrafi 4 dhe neni 25 të Kodit Penal dhe konkretisht;
Masa e sigurisë “Arrest në burg” parashikuar në nenin 238 të Kodit të Pr. Penale ndaj Z. M., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Oficer pranë Gardës së Republikës me gradën Komisar“, thuhet në njoftimin e AMP-së.
Gjithashtu AMP ka ekzekutuar masën sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj bashkpunëtorit të ish-gardisti, shtetasit K. D., banues në Tiranë, i shpallur në kërkim.
Njoftimi
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas një hetimi të plotë me metoda speciale, sot në datë 03.11.2025 ka ekzekutuar masat e sigurisë me karakter shtrëngues ndaj një ish punonjësi të Gardës së Republikës dhe një shtetasi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar në nenet 245/1 paragrafi 4 dhe neni 25 të Kodit Penal dhe konkretisht;
➡️ Masa e sigurisë “Arrest në burg” parashikuar në nenin 238 të Kodit të Pr. Penale ndaj Z. M., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Oficer pranë Gardës së Republikës me gradën Komisar.
➡️Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenin 234 të Kodit të Pr. Penale ndaj shtetasit K. D., banues në Tiranë, i shpallur në kërkim.
Gjatë veprimeve hetimore, proceduriale shteruese në drejtimin e SPAK u arrit të provohej se këta dy shtetas në role të ndryshme gjatë kryerjes së veprës penale, në këmbim të shumës prej 20 mijë Euro, i kanë premtuar një shtetaseje (kallëzueses) se do ta ndihmonin në përshpejtimin e procedurave dhe veprimeve juridike në një institucion shtetëror.
Vijojnë veprimet hetimore për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].
Për ankesa me Whatsapp 0694151511 Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.


