Pas dy vitesh në arrati, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë Besmir Ajazi, 26 vjeç, lindur në Kuçovë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë me dashje.
“Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u lokalizua dhe u kap nga Policia greke, si dhe u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, B. A., 26 vjeç, i lindur në Kuçovë”, njoftuan blutë.
Gjykata e Beratit, me një vendim të vitit 2023, ka caktuar ndaj Besmir Ajazit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Besmir Ajazi akuzohet se më 17 Gusht 2023, në lagjen “Llukan Prifti” të Kuçovës, ka plagosur rëndë duke goditur disa herë me mjet thikë, 43-vjeçarin me iniciale E. B., gjatë një konflikti të çastit me të.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.
Plagosi rëndë, me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit me të, në Kuçovë, kapet në Greqi dhe ekstradohet në Shqipëri, 26-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u lokalizua dhe u kap nga Policia greke, si dhe u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, B. A., 26 vjeç, i lindur në Kuçovë.
Në vitin 2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.