Një incident fatal është regjistruar pak më parë në portin e Durrësit, ku një 24 vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga rryma elektrike gjatë punimeve në bord
Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është Avaz Yafarov, 24 vjeç, me kombësi nga Azerbaijani dhe pjesë e ekuipazhit të anijes “Kyebele”. Anija ishte e akostuar në kalatën nr. 2 dhe po shkarkonte ngarkesën me grurë.
Ndihma e dhënë menjëherë nga ekuipazhi dhe shërbimet portuale nuk arriti ta shpëtonte.
Njoftimi i Policisë
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 17:50, është transportuar për në urgjencën e Spitalit Durrës, por ka ndërruar jetë rrugës, shtetasi nga Azerbajxhani, J. A., 24 vjeç, marinar në një anije me flamur të shtetit të Panamasë.
24-vjeçari, duke punuar në anije, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngja


