Është zgjedhur sot në mbledhjen e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, zëvendëskryetarja e kësaj gjykate.
Në në njoftim për mediat, Apeli i Tiranës njofton se me 18 vota pro, u shpall fituese e kësaj gare gjyqtarja Iliba Bezati, e cila do të ushtrojë detyrën e Zëvendëskryetares për një mandat tre vjeçar.
Kandidat tjetër në garë ishte dhe gjyqtari Fatri Islamaj.
NJOFTIM
Sot në datë 10.01.2025, u thirr Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me rend dite zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të kësaj gjykate.
Gjyqtarët që kandiduan për t’u zgjedhur në funksionin e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Apelit e të Juridiksionit të Përgjithshëm, ishin:
- Gjyqtare, znj. Iliba Bezati
- Gjyqtar, z. Fatri Islamaj
Gjyqtarët e panishëm në mbledhje dhe që votuan, ishin znj. Valdete Hoxha, z. Fuat Vjerdha (on linë), znj. Miranda Andoni, znj. Irena Brahimi, z. Astrit Kalaja, znj. Elona Toro, znj. Valbona Vata, z. Qemal Zaimi, znj. Iliba Bezati, z. Genti Shala, znj. Edlira Petri, z. Fatri Islamaj, znj. Lutfije Celami, znj .Brikena Ukperaj, znj. Marsela Pepi, znj. Irida Kacerja, znj. Alma Ahmeti, znj. Alma Kolgjoka, znj. Ornela Naqellari, znj. Marsela Dervishi, z. Genti Dokollari, z. Dritan Hasani, znj. Enkela Vlora, znj. Anila Karanxha, znj Arta Duka, znj. Elona Mihali, z. Sokol Pina dhe znj. Diamela Goxhaj.
Në përfundim të votimit, me 18 vota pro, u shpall fituese e kësaj gare znj. Iliba Bezati, e cila do të ushtrojë detyrën e Zëvendëskryetares për një mandat tre vjeçar.
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM