Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 66”. Në pranga është vënë shtetasi Mersin Cenolli, alias Ervis Cenolli, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Milano, më datë 6 maj 2025, me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Aktualisht, Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Policia e Shtetit
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 66”.
Kapet në Tiranë, një 43-vjeçar, i dënuar në Itali, me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 66”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Tiranë, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:
Mersin Cenolli alias Ervis Cenolli, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, me vendimin e datës 06.05.2025, e ka dënuar me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.