Një 34 vjeçar është arrestuar në Fier, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Në pranga ka rënë shtetasi Klaus Muça, 34 vjeç, banues në Lushnjë, i cili akuzohet për pjesëmarrje në grupe kriminale.
Muça kishte rolin e transportuesit të lëndës narkotike për llogari të grupeve kriminale.
Gjykata e Milanos ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Sakaq, Interpol Tirana me homologët e saj në Romë po bashkëpunojnë për ekstradimin e Klaus Muçës në Itali.
Njoftimi:
Fier/Finalizohet brenda 24 orëve, një tjetër operacion policor për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet nga shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier gjatë operacionit policor të koduar “Transportuesi” dhe arrestohet për t’u ekstraduar në Itali, një shtetas për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i aksioneve intensive të Policisë, të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transportuesi”.
Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar K. M., 34 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjykata e Milanos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
34-vjeçari kishte rolin e transportuesit të lëndëve narkotike për llogari të grupeve kriminale. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.