Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, ku ka humbur jetën një qytetar.
Sipas informacioneve paraprake, 19-vjeçari Kleo Malja, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin me iniciale N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Blutë njoftojnë se i riu është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë më të cilën po lëvizte i riu me mjetin tip “Audi”.
Krujë/Informacion paraprak.
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


