Kozeta Teço është 52-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht në banesën e saj në Pogradec, pasi u asfiksua nga tymi i zjarrit që përfshiu shtëpinë në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Mësohet se e ndjera jetonte e vetme, nuk kishte fëmijë dhe nuk ishte e martuar. Ajo ndodhej në kushte të vështira ekonomike, ndërsa mbështetej financiarisht nga motra e saj.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmet e mëdha të shkaktuara nga flakët në ambientet e brendshme të banesës.
Sipas Policisë, zjarri ra rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1 të qytetit. Shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë dhe arritën të shuajnë flakët, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërkohë që hetimet vijojnë.