Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi njëri prej tyre vidhte materiale dhe sende të ndryshme nga automjetet apo subjekte, ndërsa personi tjetër i blinte.
Personat e arrestuari janë Geraldo Zeneli dhe Gëzim Cani 34 dhe 48 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh dhe subjektesh, për vjedhjen e materialeve dhe sendeve të një vlere të konsiderueshme nga automjetet e tyre apo subjekte.
“Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe G. C., 48 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi G. Z, në muajt korrik, tetor dhe nëntor ka vjedhur materiale dhe sende të ndryshme në 5 automjete dhe 1 subjekt që iu ka thyer xhamat, në lagje të ndryshme, të cilat më pas ja shiste shtetasit G. C. Gjithashtu, shtetasi G. Z, në datat 20.11.2025 dhe 29.11.2025, ka vjedhur 2 biçikleta. Gjatë kontrollit të banesës së 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë e sekuestruan disa prej materialeve të vjedhura”, thote policia.
Njoftimi i policisë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “The thief”.
Vidhte materiale dhe sende të ndryshme nga automjetet/subjekte, pasi iu thyente xhamat, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
Në pranga dhe një 48-vjeçar, pasi blinte nga 34-vjeçari materialet e vjedhura.
Sekuestrohen disa nga materialet e vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh/subjekte, për vjedhjen e materialeve dhe sendeve të një vlere të konsiderueshme nga automjetet e tyre apo subjekte, pas thyerjes së xhamave, bazuar dhe në informacionet e marrë në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The thief”.
Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe G. C., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi G. Z, në muajt korrik, tetor dhe nëntor ka vjedhur materiale dhe sende të ndryshme në 5 automjete dhe 1 subjekt që iu ka thyer xhamat, në lagje të ndryshme, të cilat më pas ja shiste shtetasit G. C.
Gjithashtu, shtetasi G. Z, në datat 20.11.2025 dhe 29.11.2025, ka vjedhur 2 biçikleta.
Gjatë kontrollit të banesës së 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë e sekuestruan disa prej materialeve të vjedhura.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer nga 34-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


